TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, por dhe vendimet e tij sa i takon bonusit të dhënë për pensionistët.
Celibashi tha se në dy ditët në vijim, pasi të ketë shqyrtuar ankesat, KQZ do të marrë edhe një vendim lidhur me këtë çështje, ndërsa është apo jo gjithçka në kuadër të një premtimi elektoral, duke shkelur kështu kodin zgjedhor.
“Kjo është një çështje që ne po e vlerësojmë. Nesër besoj ose pasnesër do të kemi edhe vendimmarrjen përkatëse dhe do të vendosim.”, -tha ai për Panorama.tv.
Po ashtu ai u ndal dhe te deklaratat e Alibeajt, se KQZ nuk iu ka dhënë paratë për fushatën zgjedhore.
“KQZ merr vendim për sasinë e parave që u shpërndahet partive politike nga buxheti i shtetit dhe kaq. Nuk di të them i kanë marrë apo nuk i kanë marrë këto para, por ne e kemi marrë vendimin. KQZ mund të bëjë një kërkesë nga pikpamja formale.”, pohoi Celibashi.