TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paguar 200 mijë euro për një koncert të kantautorit shqiptar që jeton në Itali Ermal Meta.
Blushi shkruan se 200 mijë euro janë baraz me ndihmën sociale që përfitojnë nga shteti 2740 familje apo mund të rikonstruktohej një çerdhe, një kopsht fëmijësh ose një shkollë!
POSTIMI I PLOTË
200 mijë euro janë baraz me ndihmën sociale që përfitojnë nga shteti 2740 familje me 4 anëtarë me ndihmë ekonomike!
Me 200 mijë euro taksa të qytetarëve mund të ishin shtruar të paktën 4 rrugë lagjesh në Tiranë!
Me 200 mijë euro mund të rikonstruktohej një çerdhe, një kopsht fëmijësh ose një shkollë!
Me 200 mijë euro mund të ndërtohej një kënd pushimi në lagjen tuaj.
Erion Veliaj nuk bëri asgjë nga këto! ????????
I shpenzoi 200 mijë euro, taksa tuaja, për të “sponsorizuar” një këngëtar, që më pas t’a shiste këtë “mbështetje” si “falas” për “punët e mira të bëra në Tiranë”.
Ka ardhur koha për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave të qytetarëve të Tiranës!
Ndryshimi është në duart e tua!????????✌????
#BelindKellici5 #BashkeFitojme1 #Tirana #14Maj #Fitore