AKTUALITET, 4 Maj 2023, 17:43

I dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ndërron jetë i riu nga Vlora

I dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ndërron jetë i

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. I riu me inicialet F.L., ka mbërritur fillimisht për ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.