TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-gjykata në Librazhd është kthyer tashmë në një shtëpi banimi. Që prej pandemisë, objekti në fjalë funksion si qendër për 80 fëmijë me aftësi ndryshe. Por kjo qendër njofton se godina po tjetërsohet. Të mërkurën, bashkia Librazhd ka sistemuar një person invalid, pasi nuk ka opsion tjetër për strehimin e tij.
“Kjo qendër është e vërtetë që do u shërbejë personave me aftësi të kufizuara, por jo duke i futur si familje pasi në këtë mënyrë ne humbasim shërbimet që do të japë bashkia,. Pasi në fillim mund të jetë një familje më pas një tjetër. Ne pretendojmë që kjo qendër të kthehet në një qendër multifunksionale. Bashkia Librazhd nuk ka një qendër të tillë, nuk ka një qendër për gratë, për personat me aftësitë të kufizuara që ngelen pa prindër, pra kjo qendër duhet që të kthehet në një strehë për personat vulnerabël ”, ka thënë drejtoresha e qendrës së fëmijëve.
Lidhur me rastin, kryetari i bashkisë Kastriot Gurra i tha Abc News se personi që do të akomodohet në këtë godinë është i verbër dhe do të strehohet aty përkohësisht deri sa të gjendet një zgjidhje. Gjykata e Librazhdit është një nga gjykatat e para që janë mbyllur në vend, ndërsa kishte nën juridiksion bashkitë Librazhd dhe Përrenjas.
Në fillim për këtë gjykatë u investuan rreth 350 mijë euro nga Bashkimi Europian për të vendosu më gjithë parametrat e një gjykate moderne, por më mbylljen e tyre dhe mbetjes bosh, në kohën e pandemisë në mjediset e saj u sistemuan fëmijët me aftësi ndryshe, kjo falë dhe donacioneve të organizatave të huaja.