AKTUALITET, 4 Maj 2023, 14:39

Arrestohet në qendër të Selanikut shqiptari, u kap duke shpërndarë drogë

Arrestohet në qendër të Selanikut shqiptari, u kap duke

Një shqiptar u arrestua nga policia greke pasditen e sotme për shpërndarje droge.
I riu ndodhej në qendër të Selanikut kur u kap në flagrancë dhe gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjetën dhe u konfiskuan një sasi heroine, pesha totale 68.2 gram, sasi kanabis të papërpunuar, me peshë totale 962 gram, 1 peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma prej 180 eurosh si të ardhura nga trafiku i drogës. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.