TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. S., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.