AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 22:29

“777 nuk janë 3 numra bixhozi”/ Erion Braçe sulmon Armand Dukën: Është financier i pularisë me ‘Bentley’, e ka rrogën 40 mijë lekë në muaj

“777 nuk janë 3 numra bixhozi”/ Erion Braçe sulmon

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit mbi makinën luksi ‘Bentley’. Në një postim në rrjetet sociale, Bracce ironizon targat e makinës së kreut të FSHF-së duke shkruar se kjo makinë luksi është e një financieri në një pulari dhe nuk e di pse quhet Armand Duka dhe merr 40 mijë lekë në muaj.

Postimi i plotë:

BENTLEY FLYING KJO MAKINE!


NE TARGE;

“AD” NUK ESHTE ARMAND DHE,

“DU” NUK ESHTE DUKA!


777 NUK JANE 3 NUMRA BIXHOZI,

JANE NUMRA TARGE!

Kjo makine luksi eshte e nje financieri ne nje pulari qe nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogen 40 mije leke ne muaj!

Fluturon GOMARI, fluturon!

“777 nuk janë 3 numra bixhozi”/ Erion Braçe sulmon