TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur ashpër për ish aleatin e saj, Lulzim Basha, duke e konsideruar "një mbetje të Edi Ramës", të cilën edhe ky u fundit e shiti kur e kuptoi se po humbiste pikë në opinionin publik.
Monika Kryemadhi: Ky zotëria (Basha) çfarë është? Nuk është instrument i politikës së vjetër? A është politika re? Porti i Durrësit? Më mirë mbetje e një populli opozitar, sesa mbetje e Edi Ramës.
Më i ndershëm është Rama se sa Lulzim Basha, që thotë më hap derën se po më vrasin, ti hap derën dhe ai të ngul thikën. Po të ishte demokrat ky, të bënte primaret.
Ti do të merremi me një mbetje të politikës së Ramës?
Atë e shiti Edi Rama, sepse po e tërhiqte në negativitetin e opinionit publik. Çdo reagim i njerëzit është negativitet. Ne prapë kemi gabim, kemi një orë që flasim për një mbetje të politikës së Edi Ramës", tha ndër të tjera Kryemadhi.