TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC, duke analizuar pritshmëritë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit në gjashtë bashkitë e vendit, u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët Bardh Spahia dhe Ardian Muka, që do të garojnë në emër të koalicionit "Shtëpia e Lirisë", të formuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD (grupi i Berishës), LSI dhe Partia Demokristane.
“Fijet e simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet tre kandidatëve. Shkodrën do ta marrë 'Shtëpia e Lirisë'. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën. Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë”, tha Mustafaj.
Përtej anës ligjore apo formaliteteve, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për Musfatajn e kryen fare mirë funksionin e tij pasi në marrëveshje caktohet qartë se kush do ta udhëheqë.
Deklaratat e Lulzim Bashës, i cili sot tha se beteja e Berishës “ka qenë për ta dorëzuar PD-në tek LSI-ja", analisti i cilësoi si broçkulla.
"Basha luan kot me këtë demagogji në mungesë të argumenteve politikë", tha Mustafaj.