AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 16:13

“Ilir Meta me zor po pret të dalë nga burgu politik”- Kryetarja e LSI: Me Berishën s’ka patur asnjë negociatë, janë takuar vetëm…

“Ilir Meta me zor po pret të dalë nga burgu politik”-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se bashkimi në një koalicion me Komisionin e Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit, nuk është një negociatë me Sali Berishën.

Në një intervistë për News24, Kryemadhi shprehet se negociatat janë bërë vetëm përmes përfaqësuesve ligjorë të dy partive, për të qartësuar teknikalitete me të cilat do të hyjnë në garë.

“Mos dëgjoni Lulzim Bashën që gënjen nga mëngjesi deri në darkë. Dashuritë e Lulzim Bashës me Gaz Bardhin për njëri -tjetrin nuk janë dashuri për qytetarët shqiptarë. Nuk ka asnjë negociatë me Sali Berishën. Negociatat janë bërë midis Endrit Braimllarit, Petrit Vasilit, Belindit Këllicit, Flamur Nokës. Flamur Nokës për anën organizative. Belind Këllicit për anën politike që ta marrin dhe ta drejtojnë ata. Me Oerd Bylykbashin është konsultuar për regjistrimin sepse ka të bëjë me kodin zgjedhor’

Teksa Gjykata Kushtetuese filloi shqyrtimin e çështjes për shkarkimin e Presidentit, Kryemadhi thotë se Meta mezi pret të largohet nga ai post.

Sipas Kryemadhit, Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik”.

“Meta është shumë më shumë se LSI. Është në një burg politik përsa kohë është aty. Dënimit po i vjen fundi. Meta është përtej LSI-së. Ne themi populli i 2 marsit, ishin qytetarët e Tiranës. Pasi në atë kohë, Rama i bllokoi transportin qytetarëve të rretheve. E dinin shumë mirë kush ishte populli i 2 marsit. Gjithmonë Monikën e paragjyojnë për mendimet e sinqerta, Ilir meta është përtej opozitës dhe LSI-së. E gjejnë veten shumë socialistë, demokratë dhe lsi-stë. Se si do e bëj daljen e tij politike, Ilir meta, do të jetë risi. Mezi po pret të dalë nga burgu politik në të cilin është. A do t’i shërbejë më mirë Shqipërisë, ndryshimi i planeve të Ilir Metës, padyshim që po. Pavarësisht se do jetë një angazhim i dyfishtë i joni në aspektin familjarë. Ilir Meta flet pa dorashka dhe nuk ka komplekse përpara asnjë personi, asnjë media dhe asnjë gazetari” – tha Kryemadhi.