AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 15:38

Përdori identitetin e një personi tjetër për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçari (Emri)

Përdori identitetin e një personi tjetër për të

Një 28-vjeçar në Lezhë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka marrë një kredi në emër të një personi tjetër.

Sipas uniformave blu, në pranga është vendosur 28-vjeçari Paulin Prenga banues në fshatin Torovicë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit me iniciale Gj.F. për të marrë kredi në emrin e tij.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur të kapet dhe të ndalohet shtetasi:  

P.P.,28  vjeç, banues në fshatin Torovicë,  Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Shkodër, pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi P.P.,  me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F.,  për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës. 

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.