AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 20:17

Megaoperacion në Itali/ Vihen në pranga 38 persona, dalin në dritë lidhjet me Kamorrën dhe mafian shqiptare në trafikun e kokainës

Megaoperacion në Itali/ Vihen në pranga 38 persona, dalin në

Policia italiane ka vendosur në pranga 38 persona, pasi dyshohen se janë pjesë e një organizate kriminale që ka lidhje me Kamorrën e Napolit dhe mafien shqiptare.

Klanet mafioze ku bënin pjesë të 38 të arrestuarit operonin kryesisht në trafikun e drogës. 

Grupet trafikonin kokainë dhe hashash. Ata kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe mafian shqiptare”, tha Francesco Messina, shefi i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit, në fjalën e tij në konferencën për shtyp, shkruajnë mediat italiane. 

Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozza, i cili çoi në ekzekutimin e 38 urdhrave të paraburgimit, nga të cilët 20 me burg dhe 18 në arrest shtëpie.