TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e 11 partive në zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë bashki të vendit, ndërkohë është lënë afat 24 orë regjistrimit të koalicioneve.
“Meqënëse jemi dakord me projektaktet e propozuara, i miratojmë. Miratohet regjistrimi si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022 i Partisë Socialiste, Partisë Demokrarike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia Kristiandemokrate, Partia Demokristiane, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja Legaliteti, dhe Ballli Kombëtar Demokrat”, tha kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Partitë e regjistruara
1-Partia Socialiste të Shqipërisë
2-Partia Demokratike të Shqipërisë
3-Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
4-Partia Lëvizja e Re
5-Partia Fryma e Re Demokratike
6-Partia Kristian Demokrate
7-Partia Demokristiane e Shqipërisë
8-Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë
9-Partia Bashkimi Demokrat
10-Partia Lëvizja e Legalitetit
11-Partia Balli Kombëtar Demokrat