TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia në Kurbin ka ndaluar shtetasin Sandër Nezha, 57 vjeç, pasi ka dyshime se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Materialet hetimore për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë ndalimin e shtetasit Sandër Nezha, 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".