AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 17:02

Lulzim Basha: Berisha i’u nënshtrua Metës! Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.

Lulzim Basha: Berisha i’u nënshtrua Metës! Çdo votë

Lulzim Basha ka reaguar sërish për koalicionin mes Komisionit të Rithemelimit dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sipas PD, ish-kryeministri Sali Berisha po i nënshtrohet Presidentit Ilir Meta për hallin e tij personal.

Me anë të një postimi në Facebook, selia blu shkruan se Kreut të Shtetit i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën.

Postimi i PD-së:

Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën.  Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.

Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës

Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.