AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 16:25

Rama publikon shifrat e Këshillimit Kombëtar: 95.950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre

Rama publikon shifrat e Këshillimit Kombëtar: 95.950 qytetarë

Kryeministri Edi Rama thotë se deri më tani, në Këshillimin Kombëtar janë angazhuar 95.950 qytetarë për të dhënë mendimin e tyre lidhur me çështje të ndryshme.

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se shumica prej tyre e kanë plotësuar përmes platformës online, ndërsa një pjesë tjetër me anë të postës.

“Këshillimi kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese. Faleminderit. 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë  Duke ju falenderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin #KëshillimiKombëtar”- shkruan ai.