TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë-padinë e deputetes demokrate të kësaj legjislature për qarkun e Durrësit, Andia Ulliri dhe nuk e legjitimon si palë paditëse, pas ankimimit të saj ku kërkon mandatin e deputetes si kandidate për zgjedhjet e 11 majit, nga kuotat gjinore për atë qark, mandat që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja në listën e hapur.
Avokati i Arjan Ndojës, Rexhë Margjeka, kërkoi që Andia Ulliri të mos legjitimohej si palë ankuese. Vendimin trupa gjykuese e mori pasi dëgjoi pretendimet e palëve.
Ulliri ishte rrëzuar edhe më herët nga KQZ dhe nga KAS-i, pasi sipas tyre kuotat gjinore janë respektuar brenda listës së mbyllur dhe të hapur të qarkut të Durrësit dhe nuk mund të konsiderohen të dy listat si një e tërë, siç pretendon ankimuesja.
Pra, sipas KAS-it, që Ulliri të kishte të drejtë në pretendimin e saj, duhet që të ishin tre deputetë burra në listën e hapur të zgjedhur dhe ajo të bënte betejën ligjore për ta marrë mandatin e kandidatit të tretë. Me këtë vendim i jepet fund betejës në formë të prerë, por Ulliri ka të drejtën ta çojë edhe më tej çështjen, deri në Kushtetuese.