TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi i arrestuar nga policia e kryeqytetit ditën e djeshme në zonën e Yzberishtit.
Krrashi, e kishte kthyer banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge, ku e përgatiste dhe e shiste në zonë.
Ai kishte kthyer banesën e tij në laborator droge, ku përpunoheshin lloje të lëndëve narkotike si Kannabis dhe Kokaina, në trajta e forma të ndryshme. Referuar burimeve për media, Krrashi e siguronte kannabisin dhe vajin nga Maqedonia e Veriut.
Krrashi e ndante kokainën në doza për tu shitur ndërsa kannabisi dhe vaji shiteshin me shumicë në zonën e Yzberishtit.
Gjatë kontrolleve në banesën e 61-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar: 17 kilogramë lëndë narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Krrashi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa mësohet se kanabisin dhe vajin e merrte në Maqedoninë e Veriut. Kokainën e shiste me doza, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.