AKTUALITET, 18 Gusht 2025, 20:52

U arratis nga spitali i burgut të Kosturit në Greqi, kush është 28-vjeçari shqiptar i dënuar për vepra të rënda penale

U arratis nga spitali i burgut të Kosturit në Greqi, kush

Një 28-vjeçar shqiptar i burgosur u arratis ditën e sotme nga spitali i Kosturit. Ai ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët.

Sipas policisë, bëhet fjalë për person të dënuar për vepra të rënda penale dhe ka dyshime se ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë. Ai është Lulëzim Xibraku, sipas policisë greke, person me rrezikshmëri të lartë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore të Kosturit pasi zona është afër me kufirin shqiptaro-grek.

Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur atë, ndërsa rrethanat në të cilat ndodhi arratisja po hetohen. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin vendas.

Gjithashtu janë përforcuar patrullat policore por edhe ushtarake përgjatë kufirit. Nuk e di ende në se janë lajmëruar organet shqiptare të kufirit.