TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i padisë së demokrates Andia Ullirit.
Deputetja e PD Ulliri kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojes.
Andia Ulliri përfaqësohet nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk është paraqitur, por përfaqësohet nga avokati Rexhë Margjeka.
Kandidatja demokrate, e cila kërkon t’i marrë mandatin ish prokurorit Arian Ndoja për shkak të kuotës gjinore, ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe vendimin e kryekomisionerit Celibashi që rrëzuan njeri pas tjetrës kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe ajo e mbyllur funksionojnë të ndara.
Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit!
