TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lidhur me vdekjen e 59-vjeçarit në Devoll, familjarët ditën e sotme në një komunikim jashtë kamerave janë shprehur se nuk kanë pretendim për rastin, ndërsa sipas tyre vdekja ka qenë natyrale.
Ndërkaq ata kanë shtuar se vdekja ka ndodhur rastësisht nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me këtë shërbim.
Sipas tyre, i ndjeri me iniciale SH. D., ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Jashtë kamerave, janë shprehur se ndarja nga jeta e tij ka përkuar rastësisht pas trajtimit dentar.
59-vjeçari, nga fshati Progër i Devollit, kishte shkuar në klinikën dentare pasditen e së hënës (18 Gusht) së bashku me dy djemtë dhe të afërm.
Pas kryerjes së një mbushjeje dentare, ai është ankuar disa herë duke thënë “s’jam mirë”, e më pas ka humbur ndjenjat.
Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë infarkti, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit për të analizuar procedurat e ndjekura gjatë trajtimit.
Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet shkaku i vdekjes.
Gjatë mbrëmjes dentisti është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.