AKTUALITET, 19 Gusht 2025, 09:21

VIDEO/ Anija 'Lissus' me 22 efektivë niset drejt misionit të NATO-s në Egje, Vengu: Gjatë këtij viti ekuipazhet shqiptare kanë shpëtuar 120 jetë

VIDEO/ Anija 'Lissus' me 22 efektivë niset drejt misionit të

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut.

"Në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës. Pata kënaqësinë të vizitoj anijen tonë dhe të përcjell urimet e mia për një mision të suksesshëm, si edhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës sonë detare të udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla", shkruan Vengu.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.