TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për të shqyrtuar kërkesën e ish-Presidentin Ilir Meta, i cili ka kërkuar lirinë nga qelia dhe zëvendësimin e masës 'arrest në burg' me një masë më të lehtë sigurie.
Kërkesa shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani, ndërsa përfaqësues i SPAK është Alfred Shehu, i cili është i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk janë të pranishëm.
Ish-Presidenti Ilir Meta nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokatët Kujtim Cakrani dhe Dylejman Karaj.
Kërkesa u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.
Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.
Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.