TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin fqinj, në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico.
Mësohet se një 19 vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Cesenatico, u përplas nga një furgon, ndërsa ishte duke hipur në motorin e tij për të shkuar në punë.
Sipas raportimit të medieve italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, do të mbushte 20 vjeç pas dy ditësh.
Autoritetet italiane, mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit fatal.