TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku ka shënuar golin e parë me fanellën e Malagës. Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për sulmuesin e Kombëtares me skuadrën e re, teksa edhe në takimin debutues ishte një nga më të mirët edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës.
Megjithatë, në ditën e sotme, Sadiku u tregua i vëmendshëm për të përfituar në zonën kundërshtare duke mposhtur portierin kundërshtar me një prekje me kokë. Kështu, ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e futbollistit, i cili tashmë duhet të rifitojë formën pas problemeve me Levanten.
Ndërkohë që duhet të fitojë edhe vendin te Shqipëria, pasi në dy takimet e fundit nuk u grumbullua nga tekniku Reja. E vetmja notë negative ishte se Malaga nuk arriti ta ruante deri në fund golin e shqiptarit, duke barazuar 1-1 me skuadrën e Mirandes. Ndërkaq, së bashku me Sadikun në fushë ishte edhe mesfushori Keidi Bare, i cili është një lider te spanjollët.