AKTUALITET, 14 Shtator 2019, 19:26

Dortmund fitore bindëse, triumf edhe për skuadrën e Rashicës

Dortmund fitore bindëse, triumf edhe për skuadrën e Rashicës

Dortmundi ka kaluar me sukses ndeshjen e javës së katërt ndaj Bajer Leverkusenit teksa në shtëpi i ka mposhtur me rezultatin 4-1. Verdhezinjtë morën fitoren e tretë në kampionat, duke hedhur pas krahëve disfatën ndaj Unionit të Berlinit. Edhe pse pritej që sfida të kishte më shumë konkurrencë, kualitetet e Dortmundit bënë diferencën.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Pako Alkaser. Në fraksionin e dytë të lojës, verdhezinjtë shpërthyen duke realizuar edhe tre gola. Në minutën e 50, shënoi Rojsh. Ndërkohë, në shtatë minutat e fundit erdhën edhe dy golat e radhës, me autor Guerriero dhe sërish Rojsh.

Ndërkaq, fitore regjistroi edhe ekipi i Milot Rashicës, Verder Bremen, teksa mposhti në transfertë 1-2 skuadrën e Unionit të Berlinit. Sulmuesi shqiptar mungoi edhe këtë javë për shkak dëmtimi, teksa rikthehet në ndeshjen e ardhshme.

Rezultatet:

Augsburg-Ejntraht Frankfurt 2-1

35′ Rikter, 43′ Niederlektener/ 73′ Pacienca

Dortmund-Bajer Leverkusen 4-0

28′ Alkaser, 50′ Rojsh, 83′ Guerriero, 90′ Rojsh

Këln-Mynçengladbah 0-1

14′ Plej

Mainc-Herta Berlin 2-1

40′ Kuazon, 88′ Juste/ 83′ Grujiç

Union Berlin-Verder Bremen 1-2

14′ Andersen/ 5′ Klasen, 55′ Fullgrug