AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 10:46

Prokuroria kërkon burg, Balliu: U shty seanca. Qytetarët nëpër burgje, banditët të lirë

Prokuroria kërkon burg, Balliu: U shty seanca. Qytetarët


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për mediat në përfundim të seancës tek Gjykata e Tiranës.

Balliu tha se seanca është shtyrë, dhe se akuzat janë politike.

“Çështje politike. Seanca ndaj meje u shty. Qytetarët nëpër burgje, banditët të lirë. Kemi çuar prova për dhunën ndaj banorëve. Nuk kemi marrë përgjigje për provat që kemi dhënë.

Ne jemi gati, kudo që të na thërrasin, nuk do të ketë asnjë moment që opozita të ndalet për kauzën me të drejtë, liria e fjalës, e votës dhe e drejta për të jetuar të lirë.

Rama të largohet, jo pse duam ne, por se kemi fakte ku ai ka qenë arkitekti i qindra vjedhjeve për të vjedhur shtetin”- tha Balliu.

Prokuroria ka kërkuar sërish burg për ish-deputetin e opozitës, i cili doli në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re.