AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 10:38

DETAJE/ Kush janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu grek. Si mashtruan rojet, njëri bëri si i sëmurë dhe pastaj…


Tjetër arratisje shqiptaresh në burgun grek në Koridhalo. Sipas mediave greke ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri përtokë duke ulëritur e kërkuar ndihmë pasi thoshte se ishte i sëmurë.

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar dhe me pas iu sulën rojeve, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

Në katin e parë kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.

Sipas policisë, të arratisurit, që sipas disa mediave thuhet se ishin katër shqiptarë, ndërkohë që të tjera, raportojnë se dy ishin shqiptarë dhe dy të tjerë gjeorgjiane, e braktisen makinën që kishin marrë disa metra larg burgut.

Zougla ka shkruar së fundi se janë identifikuar dy prej shqiptarëve të arratisur.

Ata janë personat që shihni në fotot e më poshtme, konkretisht shtetasi shqiptar Endrit Bocaj dhe Xhelo Hasani.