AKTUALITET, 1 Janar 2018, 11:38

Kundërshtoi dhe goditi me dru policin, arrestohet 28-vjeçari nga Fieri

Kundërshtoi dhe goditi me dru policin, arrestohet 28-vjeçari nga

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia. Në pranga përfundoi Klaudi Mukaj, banues në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Ai ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me sende të forta (dru), punonjësin e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundështimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.