AKTUALITET, 12 Prill 2019, 11:49

Dokumentet/ ‘Nëna jote u mor me trafikim fëmijësh’, ish- deputeti akuzon rëndë Xhaçkën


Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka publikuar dokumente, ku thotë se nëna e ministres së mbrojtjes Olta Xhaçkës ka qenë fillimisht një persekutore në kohën e Enver Hoxhës, kurse më pas u bë kriminele, duke u akuzuar për trafikim fëmijësh.

Balliu e akuzon Xhaçkën se rrjedh nga një familje komuniste kriminele dhe se sot i shërben krimit.

Statusi i Klevis Balliut:

Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës. Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka. Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha. Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim.

Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali. Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës. E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti. Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë. Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!

E kush? Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin. Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.