AKTUALITET, 4 Prill 2019, 12:09

Përdhunoi dhe keqtrajtoi të dashurën, burg për shqiptarin në Itali

Një shqiptar në Itali është dënuar me 8 vite burg për rrëmbimin e të dashurës, përdhunimin, keqtrajtimin, dhunën dhe kërcënimet ndaj saj.

Ky është dënimi që gjykata i caktoi shqiptarit Kledian Hoxhaj, i cili ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke marrë 1/3 e dënimit dhe aktualisht ndodhet në burgun e Pratos.

Ngjarja tronditëse, ku është bërë protagonist 21-vjeçari shqiptar daton që prej vitit 2017-ës. Ai ka qenë i lidhur me një 18-vjeçare dhe ka shfaqur ndaj saj xhelozi në nivele paranojake.

Në të paktën 3 ose 4 raste e kishte rrahur për ta “dënuar” për sjelljet e saj që atij nuk i pëlqenin. Vajza e dashuruar pas tij nuk e kishte denoncuar asnjëherë. Një mbrëmje ajo kishte pranuar të flinte për herë të parë në shtëpinë e Hoxhaj, ku jetonte vetëm, por papritur ai nisi të bëhej agresiv.

E kishte lidhur vajzën në krevat dhe më pas e kishte përdhunuar pa patur mundësi që ajo të kundërshtonte. Më pas për shkak të xhelozisë së tij të sëmurë e kishte grushtuar vajzën dhe më pas e kishte kapur nga qafa.

Gjithashtu e kishte qëlluar bishtin e një fshese, e cila ishte thyer në dysh nga forca me të cilën ai i gjuante. Një natë terrori e pambarimtë për vajzën, së cilës i kishte hequr edhe telefonin për ta penguar të thërrasë ndihmë, shkruajnë mediat italiane.

Më pas rreth mesditës ai është veshur për të dalë duke e mbyllur të renë në shtëpi, por fatmirësisht ajo kishte përfituar nga një çast pakujdesie të 21-vjeçarit shqiptar, për të marrë telefonin e saj duke i telefonuar prindërve.

Përpara se të largohej nga shtëpia ai e kishte kërcënuar për vdekje: “Nëse më denoncon do të vras”. Prindërit e tronditur të vajzës e dërguan menjëherë në spital ku iu gjetën plagë dhe hematoma në të gjithë trupin nga brutaliteti i djalit.

Sipas mediave italiane në fillim vajza nuk donte ta denonconte pasi ndihej shumë e frikësuar. Në çastin kur ka parë policët që donin ta arrestonin, Klodian Hoxhaj nuk është dukur i penduar apo i trembur.

Madje u shpreh se thjesht kishte mbrojtur veten nga vajza. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit dhe do të vuajë 8 vjet burg