AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 10:05

Ledri Vula merr post zyrtar, s’ka lidhje me muzikën!

Ledri Vula është një ndër reperët më të preferuar për publikun shqiptar. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë komentohet nga mediat për jetën e tij private. Mirëpo siç duket reperi i njohur do të ketë edhe një post të ri.

Në një një konferencë me kryetarin e Klubit të Basketbollit “Prishtina” ai është prezantur nga kryetari Blerand Stavileci si nënkryetari i ri.

Gjithashtu reperi mbajti fjalimin e tij të parë si nënkryetar duke thënë: “Nga momenti që jemi takuar dhe më kanë treguar për planet në të ardhmen e basketbollit, unë kam qënë e do të jem pjesë e planeve me 110 %. Unë do të jem pranishëm dhe do të investoj me aq sa di, në të ardhmen e basketbollit”.