AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 14:30

Greqi, kapen me 33 kg drogë shqiptari dhe greku/ FOTO

Gjatë ditës së sotme është arrestuar nga policia greke një shqiptar dhe një grek në vendin e quajtur Menidhi në rrugën “Ionia”, pasi iu gjet 32 kg e 850 gram marijuane.

Sipas policisë, dy të arrestuarit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë tentuar të kalojnë nën kufirin e gjelbër me Greqinë. 43-vjeçari grek dhe 30-vjeçari shqiptarë, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë, kur i është bërë thirrje nga policia për të ndaluar.

Mësohet se në vend që të ndalonin ata kanë shtuar shpejtësinë e mjetit, duke e braktisur atë më pas në zonën bujqësore të Stano Amifiloxia. Brenda në mjet policia gjeti dhe sekuestroi dy thasë me 32 kg 850 gram marijuane.

Shtetasi grek u kap në zonën pyjore të Stanos, ndërsa disa orë më vonë u bë edhe arrestimi i shqiptarit i cili ishte pasagjer në makinë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.