AKTUALITET, 29 Shtator 2018, 17:31

A po përgatitet qeveria të nxjerrë në konferencë shtypi Xhisiela Malokun?

A po përgatitet qeveria të nxjerrë në konferencë shtypi

Ditën e hënë është paralajmëruar një protestë përpara kryeministrisë, në solidaritet me Xhisiela Malokun, vajzën e përdhunuar brutalisht nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe për t'i kërkuar qeverisë dhe shtetit t'i japë fund mbrojtjes politike të dhunuesit.

Por, pushteti duket se po punon me ritme të shpejta, për ta fikur sa më shpejt këtë skandal. Burime për TPZ.AL, sqarojnë se Xhisiela Maloku, po përgatitet të dalë në një konferencë për shtyp, në orët në vijim. Pritet që ajo të mohojë sërish prezencën e eksponentëve të PS-së, në rajonin e policisë së Fushë Krujës, ku oficeri Emiljano Nuhu pretendon se është kërcënuar për të mos vijuar hetimet për djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Duke qenë se intervista e Xhisiela Malokut për gazetarin Muhamed Veliu të Report TV, nuk bindi askënd, thuhet se mazhoranca ka kaluar në planin B, duke inskenuar një konferencë për shtyp, që pritet të ndodhë përpara protestës së ditës së hënë.

/TPZ.AL/