TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar ditën e sotme, oficerin Emiljano Nuhu, i cili shpërtheu skandalin e përdhunimit të një vajze nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe pretendon se eksponentë të PS-së kanë bërë presion për fshehjen e këtij përdhunimi. Rama e quajti oficerin Nuhu, një "horr" që kërkon të përfitojë azil.
"Gjithcka lidhur me një horr, të kthyer në hero, në vend se të dënohej publikisht nga të gjtihë si një person që ka braktisur detyrën, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrrë azil në një vend tjetër. Nuk do t'i ndahemi këmba këmbës atij horri", u shpreh kryeministri.
Por, të njëjtën gjë Edi Rama e kë bërë edhe me Dritan Zaganin, ish punonjës policie që nxorri në dritë faktin se banda Habilaj qarkullonte me makinën e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë, Rama e quajti Zaganian "një kriminel", një "bashkëpunëtor të trafikantëve". Njëlloj si me Nuhun sot, kryeministri thoshte për Dritan Zaganin, se është kthyer në "hero" të opozitës dhe e kishte bërë denoncimin e tij, për të marrë azil.
"Një kriminel, një nga ata të cilët, policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit, ka patur kurajon t'i identifikojë, në rradhët e veta dhe ti pastrojë në rradhët e veta. Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, që dekonspironte operacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes", tha Edi Rama në shtator 2015.
Megjithatë, koha vërtetoi se akuzat e Zaganit ishin të vërteta dhe se Habilajt e kishin përdorur makinën e ish ministrit Saimir Tahiri. Ndërsa Edi Rama, kurrë nuk e përgjënjeshtroi deklaratën e tij. Sot, kur ai gjendet në të njëjtën pozitë me oficerin Emiljano Nuhu, duket se Rama nuk ka mësuar asgjë nga rasti i mëparshëm dhe sërish nuk e ka mbajtur dot gojën mbyllur. Ai është hedhur menjëherë në sulm, duke kërcënuar dhe baltosur denoncuesin.
/TPZ.AL/
Ndiqni videon për dy qëndrimet thuajse identike të Ramës: