TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e zjarreve në Fushë-Arrëz po del jashtë kontrollit. Përfaqësues të Bashkisë kanë bërë apel për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po iu afrohen shtëpive të banimit.
Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.
Zjarri ka përshirë sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.
“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha për “BalkanWeb” nënkryetari i bashkisë, Ndue Doda.