AKTUALITET, 29 Shtator 2018, 13:21

Basha akuza Ramës: Po mbron përdhunuesin dhe kriminelët

Basha akuza Ramës: Po mbron përdhunuesin dhe kriminelët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të shtunën, është shprehur se kryeministri Rama në vend që të mbrojë vajzën jetime dhe të përdhunuar, amniston kriminelët e grupit të tij parlamentar.

Basha shkruan se Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij.

Komenti i Bashës në Twitter

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.