TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përdhunimin makabër ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Për Ramën, problemi kryesor në këtë histori, duket se nuk është përdhunimi dhe torturat sadiste të djalit të deputetit dhe më pas mbrojtja që ai ka patur nga pushteti, por opozita, media dhe oficeri Emiljano Nuhu. Rama i ka quajtur akuzat e opozitës "haluçinante".
"Jetojmë në një kohë dhe fatëkeqësisht në një mjedis ku kjo kohë e mbrapsht e gënjeshtrës dhe shpifjes së kthyer në terror informativ për qytetarin, mishërohet tek partia kryesore e opozitës, si zëdhënësia kryesore e kësaj terrori. Nuk mund ti përgjigjem akuzave halucinante, të pabazuara në asnjë fakt që bëhen për mua dhe kolegët e mi. Për sa i përket vajzës, mund të them se së pari, policia e shtetit, ka bërë detyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka patur asnjë trajtim preferencial për një shkelje të procedurës, një oficer policia është pezulluar mënjeherë nga puna."
Rama tha se vajza e dhunuar po përdoret nga opozita dhe media për luftë politike, por ai nuk shpjegoi ende se si është e mundur që babai i dhunuesit vijon të jetë deputet dhe të komunikojë në media, duke dhënë alibi për të birin e tij dhunues, duke përdorur imunitetin e deputetit. Ai gjithashtu nuk mundi të shpjegojë, se si djali i deputetit nuk u arrestua, edhe pse kishte një raport mjeko ligjor ku detajohej dhuna makabre që Xhisiela Maloku kishte përjetuar.
"Abuzimi me vajzën e dhunuar dhe transformimi i dramës së saj në një motiv lufte politke, është ridhunim publik i vajzës, nga PD, mediat dhe analistët që pa dashur t'ia dinë fare për vajzën, e kanë kthyer në mish për topat e tyre të luftës politike dhe mediatike. Dua t'i sigurojë të gjithë se çka ka të bëjë me të drejtën dhe drejtësinë është e panegociueshme për asnjë interes partiak timin dhe të forcës politike që përfaqësoj."
Rama gjithashtu ka kërcënuar LIVE, ish nënkomisarin Nuhu, duke thënë se nuk do t'i ndahet atij këmba këmbës.
Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri”, u shpreh kryeministri.
Ky kërcënim i Edi Ramës, duket se ka për qëllim frikësimin e oficerit, që ai të mos vijojë publikimin e provave të tjera, të cilat mund të implikojnë ekspoenentët e Partisë Socialiste në fshehjen e përdhunimit dhe torturimit të Xhisiela Malokut, prej djalit të deputetit Rrahman Rraja.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/29/edi-rama-kercenon-live-emiljano-nuhun-nuk-do-ti-ndahemi-kemba-kembesi-atij-horri/
http://www.tpz.al/2018/09/29/video-sulmi-i-rames-ndaj-emiljano-nuhut-identik-me-sulmin-ndaj-zaganit-tre-vite-me-pare/