TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një konference për shtyp në Korçë, Edi Rama i është përgjigjur edhe interesimit të medias për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS-së. Ndër të tjera Rama ka marrë në mbrojtje Taulant Ballën, duke akuzuar edhe mediat për sulmin që po i bëjnë atij.
“Në këtë kohë që jetojmë është kthyer bota përmbys sepse i takon akuzuesit të provojë akuzën dhe jo të akuzuarit. Akuzuesve i takon të provojnë janë të përfshirë apo jo deputetë të PS-së në këtë cështje dhe nuk më takon mua të provoj të kundërtën. Unë pres përfundimin e procesit të hetimit duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij për arsye qoftë dhe tregtare, për audiencë në këtë sulm si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës.”, tha Rama.