AKTUALITET, 29 Shtator 2018, 16:12

Basha publikon deklaratat e Ramës: Sa herë kapet në krim, mbron kriminelët

Basha publikon deklaratat e Ramës: Sa herë kapet në krim, mbron
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një video ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama.

Basha në një postim në Twitter ka publikuar deklaratat që sipas tij Rama sulmon denoncuesit e krimit.

“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit”, shkruan më tej Basha.