AKTUALITET, 29 Shtator 2018, 16:18

Albin Kurti mbush Prishtinën, mijëra njerëz në protestë kundër Thaçit: Një popull s’i nënshtrohet një njeriu

Albin Kurti mbush Prishtinën, mijëra njerëz në protestë

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Nën këtë slogan organizohet sot në Prishtinë një protestë e madhe prej Lvëvizjes Vetëvendosje, që kundërshton idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korigjim të kufijve me Serbinë. Qytetarë nga e gjithë Kosova kishin mbërritur në Prishtinë për të përkrahur këtë protestë.

Kryetari Albin Kurti tha se Kosova është shtet i kapur. Sipas tij Hashim Thaçi është uzurpatori i Kosovës dhe prandaj ai duhet frenuar. Kurti tha se republika është në rrezik. Ndërkohë që protestuesit thërrisnin ‘me hajna nuk ka shtet’. Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Për të shmangur vëmendjen nga protesta, presidenti Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në veri të Kosovës, në liqenin e Ujmanit i cili është një aset i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por kontrollohet nga serbët.