AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 13:55

 PD kallëzim në prokurori për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi

 PD kallëzim në prokurori për kreun e Kuvendit, Gramoz

Partia Demokratike ka depozituar në prokurori një kallëzim penal ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se PD e akuzon Ruçin për “shpërdorim detyre”.  Kallëzimi edhe për “ushtrim dhune ndaj deputetëve”.

Kallëzimi është dorëzuar mesditën e sotme. Ndërkohë më herët, Ruçi deklaroi se dhuna e ushtruar në Kuvend nga opozita ishte një akt i paprecedentë, që nuk është parë në 27 vite të jetës parlamentare.

TPZ.AL