TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e konsideroi ngjarjen e të hënës në Kuvend të paprecedentë.
Reagimi i Palokës:
Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet.
Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.
Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit.
Si asnjehere ne keto 27 vjet, Garda e Republikes u perdor per te bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshem opozites te drejten e fjales.
Te gjitha keto kane dhe me shume se kaq kane ndodhur sa here vendi dhe Parlamenti eshte drejtuar nga partia e Gramoz Rucit.