AKTUALITET, 4 September 2026, 18:11

Zjarr i fuqishëm në një stallë bagëtish në Levan të Fierit/ Digjen makineritë bujqësore, shpëtohen 20 lopë

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri ka shkrumbuar ushqimin e bagëtive, si dhe një sasi të madhe makinerish bujqësore që ndodheshin brenda stallës.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e një tragjedie më të madhe. Mbi 20 krerë lopë janë shpëtuar nga zjarrfikësit.