AKTUALITET, 5 November 2026, 14:21

Priten zhvillime/ PS cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare, Rama nis përgatitjet

Priten zhvillime/ PS cakton datën për punimet e Asamblesë

Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të mbajë punimet e Asamblesë Kombëtare. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Partisë Socialiste, për gazetaren, Elja Zotka.

Aktualisht, nuk dihen detaje mbi diskutimet që pritet të zhvillohen gjatë punimeve të Asamblesë, megjithatë mësohet se kreu i qeverisë dhe i PS, Edi Rama ka nisur diskutimet me bashkëpunëtorët më të afërt për organizimin e kësaj mbledhjeje!.

Megjithatë, Partia Socialiste në asambletë e mëparshme ka bërë ndryshime në strukturat e saj, por kësaj herë kjo lëvizje e mundshme mbetet për t’u zbuluar në mes të nëntorit.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste vjen në një kohë kur Shqipëria ka përjetuar një valë protestash nga qytetarët dhe studentë, të cilët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Po ashtu, ka patur dhe zhvillime të tjera në sferën politike të vendit.

Kreut i Shtetit, Bajram Begaj, ka dekretuar edhe datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do mbahen më 9 maj, datë kjo, e cila përkon me “Ditën e Evropës”.