TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar këtë të premte në fshatin Qinam të Tiranës, pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse.
Situata ka vënë në alarm autoritetet, ndërsa në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulanca. Ekipet e emergjencës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe shmangien e çdo rreziku të mëtejshëm.
Afërsia e vatrës së zjarrit me depon e lëndëve plasëse e bën situatën veçanërisht delikate, ndërsa ndërhyrja në terren vijon.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në zonën përreth.