TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klosi tha se tani pas kapjes së kësaj sasie të madhe priten përplasjet mes grupeve që investuan për gjithë këtë sasi droge.
“Kjo sasi ishte e programuar për tu shpërndarë në të gjithë botën, në Shqipëri nuk mund të konsumohet një sasi kaq e madhe. Roli i shërbimeve partnere është shumë i madh. Kjo meqënëse ata e kontrollojnë drogën në të gjithë botën.
Shqipëria ka një shërbim më të vogël informativ, i cili i shërben vetëm këtij lokaliti, nuk mund të shkojnë deri në Kolumbi. Mendoj që ky operacion është hetuar prej shumë kohësh. Nuk mundet të biesh në gjurmët e një sasie të tillë droge.
Ata që e kanë janë grupe, edhe trafikantët kanë dinamikën e tyre ndërrojnë individët skemën. Pas kapjes së kësaj unë mendoj se do të ndodhë një përplasje mes atyre që prisnin të merrnin fitimet. Do të ketë përplasje midis grupeve që kanë investuar”, tha Klosi.
E ndërsa për debatin e hapur ditëve të fundit për një nga negociatorët si një nga përfaqësuesit e Shqipërisë në marrveshjen me Greqinë i cili u cilësua nga Berisha si spiun tha se nuk kishte njohje personale, por që termin spiun e konsideroi si qesharak.
“Personalisht nuk e njoh Artur Meçollarin. Kam përcjellë deklaratat e Berishës dhe lajmet që qarkullojnë në media por nuk e njoh. Por mendoj se termi spiun është qesharak. Nuk ka më spiunë. Unë mendoj se ky debat është bërë për të dëmtuar marrëveshjen. Berisha sajon nga hiçi për të bërë luftë politike. Tani do edhe të mbetet në vëmendje,” tha Klosi.