AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 14:28

4 të plagosur, mes tyre 3 vajza. Shihni kaosin në ish-Bllok (FOTO & VIDEO)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi dhe janë përfshirë nga flakët një argjendari dhe një biznes me dekori. Mësohet se numri i të plagosurve ka shkruar në 4 persona, 3 vajza dhe një djalë.

Gazi që ka shpërthyer mësohet te ketë qenë helium, i cili përdoret për dekore të ndryshme, kryesisht mbushje tullumbacesh nëpër evente festive.