TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme të arrestuarit e grabitjes në Rinas kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Shtatë të arrestuarit kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të butë, si dhe kanë kërkuar që prokuroria t’iu komunikojë rezultatet e hetimeve të dy muajve të fundit.
Seanca ka filluar në 10:30 ndërkohë mësohet se deri më tani nuk është arritur në konkluzione.
Të shtatë personat mbahen në burg, për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ndërsa është shpallur në kërkim Klement Çalja, si një nga organizatorët e grabitjes.
Alkond Bengasi është i vetmi pjesëtar i grupit kriminal që mori pjesë në grabitjen e bujshme në aeroport, që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbulimin e ngjarjes, ndaj të cilit të arrestuarit e tjerë kanë kërkuar më herët ballafaqim.
Bengasi ishte autor i modifikimit të automjetit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Të arrestuarit kërkojnë të mos merren si prova deklaratat e dhëna nga Bengasi, i cili ka dhënë detajet kryesore lidhur me kapjen e personave të përfshirë.
Bengasi është bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë ngjarje, dhe gjithë arrestimet janë mbështetur vetëm në dëshminë e tij.
Ka qenë ish-komandoja Oltjon Veseli ai që ka kërkuar ballafaqimin me Bengasin, i cili zbërtheu grupin.