AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 14:12

Vrau Angjelin Shkambin, gjykata jep “Arrest me burg” për Artan Koçekun

Vrau Angjelin Shkambin, gjykata jep “Arrest me burg” për Artan


Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Artan Koçekun, i cili u arrestua vetëm para pak ditësh për vrasjen e Angjelin Shkambit. Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtarja Izabela Radovani.

Koçeku u vu në pranga disa ditë më parë në Shkodër. 29-vjeçar ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh pasi akuzohej për vrasjen e Angjelin Shkambit, mikut të tij më 17 dhjetor të 2017.

Angjelin Shkambi është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, pranë një dyqani lulesh teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Dyshohet se Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh.

Disa ditë para vrasjes Koçeku kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Peqinit, dhe vetëm një ditë para se të kthehej në ambientet e burgut, vrau shokun e tij Shkambin.